CEO i JPMorgan: Inteligjenca Artificiale mund të sjellë trazira sociale

Për Jamie Dimon, drejtorin Ekzekutiv të JPMorgan Chase & Co, një firmë globale shërbimesh financiare, situata me Inteligjencën Artificiale nuk është aq rozë sa paraqitet shpesh në media dhe rrjetet sociale. Parashikimi i tij është pak më i zymtë se sa do të donim ne që të ishte.

Nga Davos-i ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror ai ka deklaruar se Inteligjenca Artificiale “mund të ecë shumë shpejt për shoqërinë” dhe të shkaktojë “trazira civile” nëse qeveritë dhe bizneset nuk mbështesin punëtorët të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të zhvillimeve teknologjike.

Nëse gjërat shkojnë shumë shpejt për shoqërinë, atëherë qeveria dhe biznesi duhet të ndërhyjnë së bashku dhe të gjejnë një mënyrë për të rikualifikuar njerëzit”, tha Dimon. Nëse, për shembull, rreth 2 milionë shoferë kamionësh komercialë në SHBA humbasin papritur vendet e tyre të punës për shkak të automatizimit, kjo mund të shkaktojë “trazira civile”, tha CEO.

Një veprim i tillë do të ishte më mirë të zbatohej gradualisht, argumentoi ai. “Nuk mund të pushosh nga puna 2 milionë shoferë kamionësh nesër”, tha ai.

“A duhet ta bësh të gjithën menjëherë, nëse 2 milionë njerëz kalojnë nga drejtimi i një kamioni dhe fitojnë 150,000 dollarë në vit në një punë tjetër [që] mund të jetë 25,000 dollarë? Jo. Do të kesh trazira civile. Pra, zbatoje gradualisht”, tha Dimon.

Duke mos mohuar të mirat që zhvillimet po i sjellin shoqërisë, si rritja e produktivitetit deri te shërimi i sëmundjeve, ai tha efekti i inteligjencës artificiale në tregun e punës “mund të shkojë shumë shpejt për shoqërinë.

“Nëse na duhet ta bëjmë këtë për të shpëtuar shoqërinë… Shoqëria do të ketë më shumë prodhim, do të kurojmë shumë kancere, nuk do ta ngadalësoni. Si i keni planet nëse bën diçka të tmerrshme?”

Dimon, i cili po fliste para fjalimit të Donald Trump , ofroi një kritikë të përmbajtur ndaj qasjes gjithnjë e më luftarake të presidentit amerikan ndaj Evropës dhe NATO-s dhe kërkesave për të marrë Groenlandën. Dimon zbuloi shqetësimet e tij në lidhje me masat e rrepta të Trump ndaj imigracionit, duke bërë thirrje për qetësimin e “zemërimit të brendshëm” për këtë çështje.

«Nuk më pëlqen ajo që po shoh me pesë burra të rritur që rrahin gra të vogla», tha Dimon, duke iu referuar skenave të dhunës që përfshijnë oficerë të Imigracionit dhe Doganave (ICE). Arrestimi i kriminelëve ishte një gjë, shtoi Dimon, por ai do të donte të shihte të dhëna që tregojnë se kush ishte arrestuar dhe nëse ata kishin shkelur ligjin.

Trump kundërpërgjigjet me padi

Pas kritikave ndaj presidentit Trump, jo vetëm për zhvillimet e fundit politike por edhe për propozimet e tij për interesat e kartave të kreditit apo Rezervën Federale, nuk ka vonuar përgjigjja e tij.

Avokatët e presidentit ngritën një padi civile kundër JPMorgan Chase dhe drejtorit të saj ekzekutiv, Jamie Dimon, duke kërkuar të paktën 5 miliardë dollarë dëmshpërblim dhe duke akuzuar bankën më të madhe amerikane për “debankim” të motivuar politikisht.

Sipas Fox Business dhe Bloomberg, padia u paraqit të enjten në Miami. Ajo përqendrohet në vendimin e JPMorgan për të ndërprerë lidhjet me Trump, subjektet e lidhura dhe anëtarët e familjes së tij pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *