Ju mjafton vetëm një pyetje për të kuptuar karakterin e dikujt

Çdo person i rëndësishëm në të përditshmen tonë, mik, shef, koleg, partner apo i njohur, dikur ka qenë thjesht një i huaj. Kur i takuam për herë të parë, nuk e kishim idenë se do të krijonim marrëdhënien që kemi tani.

Është e pamundur të mësojmë gjithçka për dikë që herën e parë që e takojmë. Sigurisht, pyetje të thjeshta si “A është kjo hera juaj e parë në këtë event?” ose “Pse e latë punën tuaj të fundit” në një intervistë pune mund të na japin disa informacione shtesë. Por nëse doni të kuptoni personalitetin dhe karakterin e një personi, ekziston një pyetje që, sipas hulumtimeve, mund t’ju zbulojë shumë.

Kush është ajo? Thjesht pyete personin përballë teje se çfarë mendon për dikë tjetër.

Sipas një studimi nga Universiteti i Nebraskës, secili sheh te personi përballë karakteristikat e tij. Pra, një person egoist do të shohë tipare të ngjashme tek personi tjetër, ndërsa një person i sjellshëm do të shohë tipare më të buta dhe të qeta.

Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të gjykonin karakteristikat (si pozitive ashtu edhe negative) të njerëzve të tjerë. Sa më pozitivisht i gjykonin të tjerët, aq më të lumtur dhe më të qëndrueshëm emocionalisht ishin pjesëmarrësit. Nga ana tjetër, ata që i gjykonin të tjerët negativisht ishin narcisistë dhe kishin më shumë sjellje antisociale.

Sigurisht, argumentojnë shkencëtarët, vetëm pse një narcisist sheh aspekte negative tek të tjerët nuk do të thotë se bën të njëjtën gjë edhe për veten e tij. Po kështu edhe njerëzit me një çrregullim personaliteti mund të besojnë se të tjerët janë, për shembull, armiqësorë dhe keqdashës, edhe nëse nuk mund të shohin sjellje të ngjashme tek vetja.

Një person negativ i sheh edhe të tjerët në të njëjtën mënyrë. Vetëm kjo tendencë tregon një shans më të lartë për depresion ose çrregullime të tjera psikologjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *