Shtatzënë pas moshës 40-vjeçare, aktorja e njohur tregon përballjen me kritikat

Aktorja Sienna Miller ka shpjeguar se si i përballoi kritikat që mori për dy shtatzënitë e saj pas moshës 40 vjeçare. Në një intervistë për revistën Glamour,  44-vjeçarja e përshkroi shtatzëninë e  tretë si përvojë më të ekuilibruar krahasuar me të kaluarën.

“Të jesh shtatzënë në moshën 40 vjeç është më e mira”, tha ajo.

“Duke pasur një fëmijë në moshën 29 vjeçe, pastaj në moshën 42 vjeçe, dhe tani në moshën 44 vjeçe, mendoj se është shumë më e lehtë kur nuk ke konfliktin e të ndjerit e shpërndarë dhe që dëshiron të bësh disa gjëra”, tha aktorja, duke shtuar se në këtë moshë jeta është në një hapësirë më të qëndrueshme.

“Mendoj se të 30-at janë kaos. Dhe ti mendon: “Dua të stabilizohem. Dua fëmijë”. Por kur mbush 40 vjeç, mendon: “Në një farë mënyre e di kush jam. Nuk më intereson fare se çfarë mendojnë të tjerët.” Jam një njeri shumë më i qëndrueshëm. Nuk i gjykojmë burrat që kanë fëmijë në të 80-at”, theksoi ajo gjithashtu për komentet që mori.

Aktorja lindi vajzën e parë në vitin 2012 me ish-partnerin Tom Sturridge. Vajza e saj e dytë, me partnerin e saj aktual Ollie Green, lindi në janar 2024 dhe tani ajo pret fëmijën e tretë. Miller ka rrëfyer se i kishte ngrirë vezët në fund të të 30-ave, duke e quajtur këtë proces një lehtësim ekzsitencial. Megjitatë, ajo nuk i përdori kurrë ato sepse shtatëzanitë erdhën natyrshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *