“Çfarë ndjeva unë si grua kur lexova dosjet Epstein”

Gazetarja Helen Rumbelow kaloi dy ditë duke lexuar dosjet e fundit të Epstein. Ajo ndan me gazetën “Times” mendimet dhe ndjenjat që kjo përvojë i ka ngjallur si grua.

“Kur klikon te dosjet e Epstein, është sikur të kthesh kohën pas e të shikosh as dritareve të mëdha të burrave që sundojnë planetin. Është një mundësi unike për të parë se si këta burra, milionerë, udhëheqës politik, nga presidentët e vddneve të fuqishme te princat, krijojnë aleanca për të poshtëruar gratë.”

Epstein, në një shkëmbim email-esh me Noam Chomsky në vitin 2016, shkruan për veten: “Unë i dorëzohem seksizmit”. Por është diçka më e thellë se kaq. Shkrimtarja australiane, Germaine Greer dikur shkroi se “gratë nuk e kanë idenë se sa shumë i urrejnë burrat”. Gjysmë shekulli më vonë, më lindi një ide kur lexova një shënim që Epstein kishte mbajtur për një grua anonime: “shtrigë e rrudhur, vetëm pse është e pasur mendon se mund të flasë keq për këdo”. Dhe kjo është një nga deklaratat e tij më pak përçmuese. Ato më ekstreme nuk mund të riprodhohen këtu.

“Në mesazhet midis Epstein dhe miqve të tij të rangut të lartë ka fragmente dëshmish nga viktimat e reja – të cilat detyrohen të traumatizuar e të thyera, të kryejnë akte të ndryshme.”

Posted in Ide

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *