Japonia hap një bar vetëm për ata që duan të lënë punën

Nëse mendoni se keni parë dhe lexuar gjithçka dhe asnjë gjë nuk iu befason, atëherë duhet të rimendoheni. Ka ende gjëra që krijojnë befasi në këtë botë.

Një bar me “Tenshoku Sodan BAR” në Yokohama është kthyer në një atraksion për të gjithë ata që po kalojnë ditë të vështira me punën e  tyre. Ai është streha më e re për të pakënqurit dhe ata që janë në dyshime se çfarë duhet të bëjnë me punën dhe karrierën.

Bari Tenshoku Sodan i lejon klientët, që me një pije në dorë, të lehtësojnë presionin duke biseduar me baristët në një dhomë private. Baristët, në fakt, nuk janë punonjësit tipikë të miksimit të pijeve. Ata janë veteranë të industrisë së marketingut, burimeve njerëzorë, ekspertë në këshillimin e karrierës. Thënë qartë, janë njerëzit e duhur për të dhënë këshillat e duhura, jo detyrimisht për të lënë punën, por për të kuptuar se çfarë nuk shkon në gjënë që po bën.

Sipas faqes zyrtare të internetit, rreth 60% e klientëve nuk janë në të vërtetë gati të japin dorëheqjen. Ata duan të organizojnë mendimet e tyre dhe të krijojnë një perspektivë tjetër mbi ndryshimet që ndodhin. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *