Pse nuk shiten më celularë me karikues?

Vitet e fundit shumë konsumatorë kanë vënë re se kur blejnë telefonat, ata nuk kanë karikues në paketimin e tyre. Kjo është një gjë e vendosur nga kompanitë e mëdha të teknologjisë, si një mënyrë për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e kostove.

Paketim më i vogël, më pak materiale

Arsyeja kryesore është mjedisore. Kompanitë përdorin argumentin se kur karikuesit nuk përfshihen në kuti, vëllimi i paketimit zvogëlohet dhe në këtë mënyrë ulet sasia e plastikës së nevojshme për prodhim. Në të njëjtën kohë, kutitë e vogla kanë kosto më të ulët në dërgesa.

Pakësimi i mbeturinave elektronike

Një argument tjetër ka të bëjë me mbeturinat elektronike. Nëse dikur çdo telefon celular donte karikuesin e tij, kabllon e tij, baterinë e tij, tashmë kjo është zhdukur me USB-C. Ajo është një pajisje standarde, e cila shërben për karikimin dhe marrjen e të dhënave nga të gjitha pajisjet, laptopë, telefona, tableta e të tjera.

Sot, shumë modele të reja, si Android dhe iPhone, shiten vetëm me kabllon e karikimit në kuti. Para se të blejnë një telefon, konsumatorët duhet të sigurohen se e kanë një karikues të përputhshëm – përndryshe duhet ta blejnë veçmas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *