Edhe pse askush nuk e di çfarë rezervon e ardhmja, ka disa shenja që mund t’ju tregojnë nëse lidhja juaj ka atë që duhet për të zgjatur sa më shumë. Patjetër që respekti, dashuria dhe vlerësimi kontribuojnë që një çift të qëndrojë së bashku për një kohë të gjatë, por ekspertët e marrëdhënieve i konsiderojnë tre elementët e mëposhtëm si mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e një lidhjeje.
Besimi
Kushdo mendon që besimi është i domosdoshëm, por ka rëndësi mënyra se si ai duhet të shprehet. “Është e vështirë të ndash problemet dhe mendimet e tua të vërteta”, thotë ekspertja Kimberly Hershenson. Dhe kur themi besim, nuk nënkuptojmë vetëm të flasim për fëmijërinë ose çfarë ka ndodhur në punë, por edhe të mos e zhgënjejë personin tjetër.”
Komunikimi
Kur je në një lidhje të përkushtuar, zhvillon kodet e tua të komunikimit. “Shumë njerëz edhe pse mund të argëtohen, e kanë të nevojshme komunikimin e nevojave dhe mendimeve të tyre”, thotë këshilltari martesor Eric Hunt. “Përtej besimit, mungesa e komunikimit tregon probleme të mëdha në marrëdhënie dhe shpeshherë është shkaku i ndarjes.”
Kuptimi
Në një moment të lidhjes suaj, ju arrini ta kuptoni se çfarë kërkon partneri nga ju. Secili ka mënyrën e tij të njohjes dhe shprehjes së dashurisë. Nëse keni qenë bashkë për një kohë të gjatë, do të kuptoni çfarë e bën partnerin tuaj të lumtur dhe do të dini si ta tregoni kujdesin tuaj. “Kur e njohim partnerin, është më e lehtë të përcjellim dashurinë tonë dhe të tregojmë kujdesin në mënyrë që ai ta pranojë”, thotë terapisti Jim Seibold.
