Aktorja italiane Sophia Loren vijon të ruajë format e shkëlqyera fizike, edhe pse së shpejti, më 20 shtator, ajo mbush 92 vjeç. Përtej gjeneve, ka një tjetër sekret që e bën atë të jetë në formë, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht.
Në një intervistë për “Haute Living San Francisco” në 2020, ajo ka rrëfyer marrëdhënien e pashkëputur me gjimnastikën si dhe rëndësinë e disiplinës dhe ushtrimeve në jetën e saj.
“Gjithmonë kam qenë një person që i jepte përparësi gjimnastikës dhe një stili jetese të disiplinuar, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Deri më sot, zgjohem çdo ditë në orën 6:00 të mëngjesit dhe ndjek një program 45-minutësh të kalistenikës, në mënyrë që të mund ta filloj ditën time siç duhet dhe me një psikologji të mirë .”
Kalistenika, e cila bazohet në përdorimin e peshës së trupit për forcim, është një element kyç i jetës së saj të përditshme. Loren , e cila tani është 91 vjeç, kishte theksuar se ushtrimet nuk kanë të bëjnë vetëm me gjendjen fizike, por edhe me ekuilibrin mendor: “Ushtrimet dhe aktiviteti fizik jo vetëm që më ndihmojnë të qëndroj në formë për nevojat e jetës sime personale dhe profesionale, por gjithashtu i japin strukturë dhe përqendrim jetës sime të përditshme.”
Në një deklaratë të mëparshme, ajo kishte theksuar : “Gjithmonë ka një justifikim për të mos bërë asgjë. Kjo është arsyeja pse e detyroj veten të dal jashtë dhe të eci për një orë “. Sophia Loren ka deklaruar se preferon një jetë të ekuilibruar ndaj rregullave të rrepta.
Në vitin 1965, ajo kishte thënë në mënyrë karakteristike: “Do të preferoja të haja spageti dhe të pija verë sesa të isha numri një “. Ndërsa për pamjen e saj, ajo kishte thënë në vitin 2019: ” Nuk ka sekret. Kjo është fytyra me të cilën kam lindur. Më pëlqen ta mbaj veten ashtu siç kam lindur, pa sekrete të tjera “.

