#JusticeForHan, fushata që “ringjalli” Sung Kang në seritë e ardhshme të Fast and Furious

Han Lue, personazhi i luajtur nga aktori koreano-amerikan, Sung Kang në “Fast & Furious: Tokyo Drift” ishte parashikuar që ta përfundonte rolin në fund të filmit. Makina e tij përplaset në rrugë duke shpërthyer në flakë ndërsa shoku i tij Sean, luajtur nga Lucas Black, vajton humbjen. Dhe pastaj, papritur ju e shihni në seritë e ardhshme.

Në fakt kthimi i tij ishe një detyrim nga audienca. Popullariteti që ai kishte fituar, me karakterin modest, të besuear, mikun e mirë që do ta donte çdokush, detyroi studion e filmit që ta “ringjallte”.

Universal ndryshoi kronologjinë e filmave pasues, duke vendosur disa histori para “Tokyo Drift” vetëm për ta mbajtur personazhin gjallë më gjatë. “Tokyo Drift” u vendos kronologjikisht midis Fast & Furious 6 (2013) dhe para Furious 7 (2015) dhe aktori Kang Han Lue u rishfaq si Han Lue në “F9: The Fast Saga” (2021). Ky vendim përfundoi duke ndryshuar gjithë kronologjinë zyrtare të sagës dhe e transformoi Hanin në një nga personazhet më të dashur në serial.

Në një intervistë për Rotten Tomatoes, Sung Kang ka treguar se se si ai emori vesh fushatën për kthimin e tij në film. Ishte hashtagu #JusticeForHan iniciuar nga Jen Yamato, gazetare filmash për Los Angeles Times, e cila ndryshoi historinë e jetës së personazhit dhe aktorit.

“Nuk e njihja në atë kohë. Vetëm ishim shkëmbyer disa herë por nuk kisha kontakt personal. Kështu që nuk besoj se ajo po ndihmonte një shokun e saj, madje nuk besoj se kishte të bënte me paragjykime ndaj meje. Mendoja se ishte thjesht një fanse, por kishte një arsye të çmendur pas nismës, sepse diçka e shqetësonte në lidhje me largimin e Han”, ka rrëfyer  aktori, duke thënë se kjo e shtyu ta takonte Jen dhe të kuptone se pse po ndodhte e gjitha kjo.

“Është vërtet përulëse kur njerëzit duan të kthehesh sërish. Janë të emocionuar të të shohin, përmendin emrin tënd. Për një aktor kjo është shumë lajkatuese, e legjetimon ekzistencën e tij. Duhet të falënderoj Jen dhe fansat që e shtynë atë hashtag, sepse mendoj që kjo është arsyeja kryesore pse Han u rikthye në film”, ka shtuar më tej aktori.

Mbi “The Fast and the Furious: Tokyo Drif”

Publikuar në 2006 nën drejtimin e Justin Lin, “The Fast and the Furious: Tokyo Drif” është episodi i tretë i serisë së filmave The Fast and the Furious. I shkruar nga Chris Morgan, Tokyo Drift ishte i pari në serial pa narrativë qendrore ose lidhje personazhesh me dy filmat e mëparshëm në krye të tij dhe zhvendos vendin nga Shtetet e Bashkuara në Tokio, Japoni. Tokyo Drift është i pari nga katër filmat e drejtuar nga Justin Lin dhe i pari nga pesë filmat e shkruar nga Chris Morgan (i cili do të bëhej skenaristi kryesor i serisë). Filmi fitoi 158.5 milionë dollarë në Box Office.

Seria e filmave “The Fast and the Furious” gjatë 25 viteve

The Fast and the Furious (2001)

2 Fast 2 Furious (2003)

The Fast and the Furious: Tokyo Drift (2006)

Fast & Furious (2009)

Fast Five (2011)

Fast & Furious 6 (2013)

Furious 7 (2015)

The Fate of the Furious (2017)

Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaw (2019)

F9 (2021)

Fast X (2023)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *