Pas filmit të 11-të që del në 2028, Fast and Furious do të vijojë si serial televiziv

“Fast Forever” është parashikuar të jetë filmi i fundit i sagës “Fast & Furious. Ai është i 11-ti në radhë dhe pritet të dalë në kinema në pranverën e 2028-ës. Për fansat e këtij filmi seri të shtrirë në 25 vite, që mezi presin të zbulojmë fatin e Dominic Torreto dhe “familjes” së tij, ka edhe një tjetër lajm të mirë.

Producenti ekzekutiv dhe ylli i serialit Vin Diesel ka zbuluar se një serial i ri spin-off i Fast & Furious po zhvillohet për transmetime televizive.

Gjatë prezantimit në NBCUniversal, Diesel tha: “Gjatë dekadës së fundit, kemi kuptuar se fansat kanë dashur më shumë. Ata donin që ne të zgjeronim personazhet e trashëguar, historitë e tyre. Dhe gjatë dekadës së fundit, dëshira ka qenë që ne të hynim në hapësirën televizive… Dhe më është dashur të prisja derisa të vinte e duhura.”

Me sa duket, drita u bë jeshile kur Donna Langley u zgjodh  kryetare e NBCUniversal, sepse tani një serial televiziv “Fast & Furious” po vjen zyrtarisht në Peacock.

Aktualisht, nuk ka një datë premiere për serialin, i cili gjithashtu mbetet pa titull për momentin. Edhe pse Diesel thuhet se lajmëroi katër seriale të reja që do të lançohen në shërbimin e transmetimit, vetëm një u përmend në njoftimin zyrtar të Peacock. Disa media, përfshirë “Variety”, raportuan se një serial i vetëm është konfirmuar, por përmendën se Universal TV po shqyrton të tjera që janë në faza të ndryshme zhvillimi.

Seria e filmave Fast & Furious shënon 25-vjetorin e saj këtë vit me një shfaqje speciale të filmit origjinal në Festivalin e Filmit në Kanë, ku do të marrin pjesë Diesel dhe producenti Neal H. Moritz. Gjatë njëmbëdhjetë filmave deri më sot, ekskluziviteti ka fituar më shumë se 7 miliardë dollarë në arkëtimet botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *