Naomi Watts ka folur sërish për menopauzën e saj të hershme dhe gjendjen e saj emocionale nga reagimet e njerëzve të afërm. Aktorja dhe krijuesja e serialit “Stripes Beauty” shpjegoi në një intervistë me ‘Wall Street Week” se, ishte vështirësia e saj për të mbetur shtatzënë ajo që e bëri një mikeshë t’i rekomandonte bërjen e analizave hormonale.
“Pikërisht këtë bëra. Dhe pastaj gjinekologu më tha se isha afër menopauzës. Pastaj, dëgjova njerëz të më thoshin se nuk isha më seksi. E fillova karrierën time vonë dhe dëgjova njerëz të më thoshin: “Duhet të nxitosh, sepse nuk të kanë mbetur shumë vite’. Thashë, çfarë do të thuash? Dhe ata thonë: “gjithçka mbaron në të 40-at. Sepse atëherë nuk je më seksi”. Fillova të zemërohesha gjithnjë e më shumë.”
“Për një kohë të gjatë ndihesha e frikësuar, e turpëruar, e panikosur dhe e vetmuar. U përpoqa t’u drejtohesha grave të tjera, por ato qeshën, duke thënë: “mos u sill si budallaqe, nuk jeni në menopauzë, jeni shumë e re”. Kështu që sa më shumë përpiqesha t’u drejtohesha të tjerave dhe nuk merrja përgjigjen që dëshiroja, simpati apo ngushëllim, aq më shumë izolohesha. M’u deshën dhjetë vjet, ndoshta pasi mbusha 50 vjeç, për të vendosur se isha në menopauzë dhe kisha nevojë për ndihmë .”
