
Bletari Malutaj, tre breza që trashëgojnë zanatin
“Bleta është kismet” thotë populli. Por për familjen Malutaj është shumë herë më shumë se kaq. Së pari është trashëgimi, është passion, është punë, e sigurisht që është edhe kismet, pasi ajo nuk të lë asnjëherë me duar bosh. Në panairin e bujqësiës kishte shumë bletari, por na e tërhoqi vëmendjen Bletari Malutaj. Aq bukur e vendosur në stendën e saj, me shumë përkujdesje, e servirur aq këndshëm, gati ëmbëlsoi gjithë stendën.
Pronari Vitor Malutaj është njeriu më i specializuar për mbajtjen e bletëve. Ai ka studiuar për këtë fushë, e njeh shumë mirë këtë insekt çudibërës dhe kushtet që i duhen për të prosdhuar mjaltin më të mirë.
“Unë kam mbaruar Veterinari. Gjithashtu, kam bërë masterin dhe doktoraturën për bletari. Jam doktor i shkencave në fushën e bletarisë. Bletaria, përveçse pasion dhe profesion, është edhe një mënyrë jetese, pasi një pjesë të ardhurash i sigurojmë nga bletaria. Përveç kësaj bletarinë e kam biznes familjar. Përveç meje, merret gruaja, merren vajzat, djali.”
Bletaria për familjen Malutaj është e trashëguar prej disa brezash. Vitor Malutaj tregon për Dritare.net, se në etiketën e vazove të mjaltit është vendosur fotoja e babait të tij 87 vjeçar. Ashtu si ka ardhur prej tre brezash, kjo familje synon ta çojë përpara. Tashmë ka një trashëgimtare të denjë, që ecën në gjurmët e bletëve.
“Vajza e vogël vjet ka qenë në një konkurs ndërkombëtar në Pragë dhe është renditur në 10 më të mirë të bletarëve të rinj të botës, nga mosha 13 deri në 16 vjeç. Konkursi zgjati tre ditë dhe u testuan mbi 120 të rinj, për veprimatri teorike dhe njohritë në fushën e bletarisë si dhe për veprimtari praktike, që kishte të bënte me vjeljen e mjaltit. Vajza ka ndenjur gjithmonë pas meje dhe ka mësuar shumë për to, duke na nderuar me paraqitjen dinjitoze”.

Familja Malutaj jeton në Tiranë, por parkun e bletëve të tyre e kanë në fshatin Qinam, tek një i afërm. Çdo javë, një pjesëtar i familjes udhëton drejt këtij fshati për t’i parë dhe për t’u kujdesur. Malutajt kanë ardhur prej Puke në kryeqytet, por tashmë falë bletëve ata shkojnë çdo vit në vedlindje, për t’i çuar në kullotë.
“Në kohën e kullotës bletët i shtegtojmë. I çojmë në fillim në Bajram Curr, më 25 maj, për gështenjë. Bajram Curri njihet si vendi i gështenjave, pasi ka pyllin më të madh me 2000 hektarë gështenja. Me mbarimin e gështenjave në fund të qershorit dhe fillim të korrikut, unë Iilëviz në Pukë, në Bjeshkët e saj dhe i lë deri në fundin e muajit shtator. Nga shtatori deri në 25 maj i lë në Qinam.”
Ata prodhojnë dy lloje mjaltësh, nga kullotat më të mira që ka vendi. Ndoshta mjaltë shumëlulesh keni provuar, por mjaltin e gështenjës nuk e gjeni kudo përveçse tek Bletari Malutaj.
“Mjalti i gështenjës ka shijen karakteristike të gështenjës, është pak i hidhur, por shumë i mirë sidomos për rrugët e frymëmarrjes. Ndërsa mjalti shumëluleve ka polenin që e merr nga shumëlule, sipas kullotës. Para se t’i çoj në Bajram Curr i vjel. Edhe kur iki prej aty i vjel sërish, pas aty është mjalti i gështenjës. Pastaj mjalti tjeër është shumëluleve.”
Familja Malutaj nuk ka ndonjë dyqan me produktet e veta. Por mjaltin e tyre e gjeni kudo nëpër panaire apo supermarkete. Ndërsa ata që kanë pasur fatin e mirë ta provojnë, nuk kanë hequr dot dorë, duke u bërë klientë të përhershëm të bletëve të Malutaje./LP
You may also like
Archives
Calendar
M | T | W | T | F | S | S |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Leave a Reply