
Gazi dhe Arjola, dy të rinjtë që këndojnë në rrugët e kryeqytetit
Mund t’iu ketë ndodhur që duke kaluar në rrugë, papritur të ndaleni e të mbani vesh. Kështu më ndodhi edhe mua. Teksa po kaloja pranë Rogner vëmendjen ma tërheq kënga e Elena Paparizu, fitueses së Eurovizionit. Vinte nga rruga përballë, por asgjë nuk shquaj në largësi. Afrohem dhe shoh tre të rinj që po bëjnë muzikë, ndërsa kalimtarë të ndryshëm i dëgjojnë me kënaqësi.
Vajza që këndon quhet Arjola Drazhi. Është 21 vjeçe dhe studion për kantro. Zëri i saj është kumbues, aq sa pa frikë mund të perforomojë këngën e çdo dive. Ajo tregon se nuk del në rrugë për para, por për pasion.
“Këtë të dalën në rrugë nuk e bëjmë thjesht për lekë. Është në dëshirën e kaluesve të lënë ose jo, nëse ju pëlqen, apo qoftë për edukatën që jepet dhe artin që falet. Nuk është se kjo punë ka ndonjë të ardhme apo ndonjë të ardhur të madhe. Por unë dal se më pëlqen arti, e kam pasion. Nuk performoj vetëm në rrugë. Marr pjesë edhe në aktivitet që organizohen nga shkolla ku studioj, nga Bashkia e Tiranës apo aktivitete të ndryshme..”
Arjola tregon se këndon në rrugë prej një viti. Krej rastësisht ajo dëgjoi Gazin të këndonte në rrugë, që tashmë është kolegu i saj, dhe aty menduan që të bashkëpunonin.
Gazment Suku, apo Gazi siç e thërrasin miqtë e tij, nuk është i panjohur. Ai ka qenë pjesëmarrës në Voice Albania 2017. Ndërsa ata që e njohin, e dinë që ai është një këngëtar i vërtetë.
Gazi vjen nga një familje muzikantësh, e për rpasojë talenti i tij rrjedh në deje. Ai këndon në një kor kishtar, ndërsa historia e tij e të kënduarit në rrugë është vërtet interesante.
“Pashë dy kosovarë që luanin këtu në rrugë, njëri i binte kitarës dhe tjetri i binte qypit, apo tarabu siç quhet ndryshe. Mendova pse të mos e provoj edhe unë këtë gjë. Miqtë e mi më thoshin ‘pse merresh me kështu gjërash’. Gjithsesi unë vazhdova me këtë timen, duke u këshilluar me njerëz më të rritur se vetja, që të më thonin se s’ka asgjë të keqe. Sepse të luash në rrugë nuk është lypje, është pasion. Unë jap kënaqësi. Ndërsa shpërblimi nuk paraja, është kënaqësia, buzëqeshja. Unë i quaj njerëzit që më dëgjojnë simpatizantë dhe artdashës. Muzika i tërheq njerëzit, si puna e bletës.”
Gazi merret gjithshtu edhe me përzgjedhjen e repertorit, këngët që do të këndojnë, muzikën dhe pajisjet.
Ku këndojnë ata? Për këtë merret Blerim Marku, apo menaxherin e grupit siç e quajnë ata. Ai nuk studion kanto, por për politikë dhe mbi të gjithë është i mirë në organizimin e aktiviteteve.
“Nuk është se bëjmë ndonjë organizim të madh. Shkojmë në vende që i kemi qejf, jo në vende ku ka aktivitete që t’i pengojmë ato. Shkojmë nga diga, nga Liqeni, nga pedonalja. Koordinohemi, gjejmë kohën dhe mundësinë dhe dalim në rrugë. Ndërsa Gazi dhe Arjola këndojnë unë i filmoj apo kontrolloj çdo problem që mund të kenë.”
Ata janë tre të rinj mjaft energjik dhe falë forcës së tyre kanë mundur çdo paragjykim. Nëse jashtë Shqipërisë është normale të qenit street artist, në Shqipëri është e vështirë. Prandaj u është dashur që t’i bindin njerëzit e tyre që nuk po bëjnë asgjët të keqe, të ndaluar, apo të pamoralshme. Thjesht po ushtrojnë pasionin, aty ku është më mirë. Sepse sipas tyre, skena e rrugës është më emadhërishme se çdo skenë tjetër./LP
You may also like
Archives
Calendar
M | T | W | T | F | S | S |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Leave a Reply