
Qendra At Mhill Troshani, të zbusësh varfërinë me reçel
Shpeshherë kur shohim njerëz në nevojë, shkojmë dhe iu dhurojmë diçka, duke mos menduar se gjëja që japim nuk i shpëton ata. Por, ka edhe nga ata që e kanë kuptuar se kjo është rruga që i shkatërron. Ka një mënyrë për t’i ndihmuar vërtetë, duke mos i bërë të ndjehen borxhli ndaj teje. Mjafton t’iu japësh mundësisnë të nxjerrin vetë paratë që iu duhen.
Këtë metodë përdor qendra At Mhill Troshani, që ndodhet në fshatin Kçirë të Pukës. Ne nuk ishim në Pukë, por e njohëm në panairin e bujqësisë. Me një stendë të vogël, të mbushur plot e përplot me reçelra e bimë medicinale, që kurrsesi nuk mund të neglizhohet nga bukuria, ngjyrat, llojshmëria e produkteve dhe sigurisht shijet e pafundme.
Administratori i kësaj qendre kishtare, Dodë Marinaj tregon për Dritare.net, se Qendra ATM funksionon prej 18 vjetësh. Duke i angazhuar njerëzit të jetojnë nëpërmjet punës, ai thotë se kanë mundur të zbusin sadopak varfërinë në këtë zonë.
“Në fillim ne kemi ndërhyrë në varfërinë e tyre nëpërmjet dhuratave, faljeve, por pastaj pamë se kjo lloj mënyre i shkatërron dhe i prish. Jemi ulur dhe kemi studiuar çfarë na rrethon dhe vendosëm të bashkëpunonim me specialistë të huaj, për të futur këto lloj projektesh, për përpunimin e frutave të pyllit, bimëve mjekësore, mishit, likerave të ndryshëm. Kemi arritur të punësojmë dhe t’u zbusim varfërinë shumë familjeve, por edhe i kemi specializuar nëpërmjet trajnimeve të ndryshme.
Një ndihmesë e madhe është edhe për të rinjtë dhe fëmijët. Gjatë verës, nuk kishin me se të merreshin, përveç lojërave, nuk kishin ndonjë angazhim tjetër. Kur vinte koha për të shkuar në shkollë, ata vinin dhe kërkonin lekë për libra dhe veshëmbathje. Dikur u jepnim, ndërsa tani ju themi të grubullojmë manaferra, boronica dhe më pas ua blejmë dhe i angazhojmë për përpunimin e tyre. Kështu Tani nuk vijnë për të lypur, por vijnë dhe kërkojnë punë”.
Marinaj tregon se në fillim njerëzit ishin të habitur nga këto projekte, pasi ishte diçka e panjohur prej tyre. Po më vonë panë sa efektive ishte dhe se si filloi t’iu ndryshonte jetën.
“Fillimisht njerëzit na quanin edhe budallenj. Por kjo që bëjmë, ka ndikuar, jo pak, jo për krenarinë tonë, por ka ndikuar në transformimin e tyre psikologjik, professional. Ka transformuar jetën e tyre. Në sezon punojnë shumë persona, pasi i dërgojmë të grumbullojnë në mal kërpudha, boronica, luleshtrydhe, mjedra e shumë fruta të tjera të pyllit, ndërsa 20 vetë janë të specializuar që të punojnë gjithmonë te punishtja jonë”.
Llojet e reçeleve që prodhohen në këtë qendër, janë të shumëllojshme, rrush shtogu, thane, manaferre, krem kërpudhe, boronice, arre, kumbull, molle, dardhe. Po kështu ka çajra, raki, bimë medicinale. Por, mbi të gjitha aty gjen shijen e solidaritetit. Prandaj edhe logoja që i përfaqëson është “Fe dhe solidaritet”.
“Qendra At Mhill Troshani e krijuam me qëllim që t’i ndajmë punët shiprtërore me punët e shpirtit. Një besimtar që i ofron tjetërit Zotin dhe i thotë është i mirë, nuk mjafton. Nuk mundesh t’i thuash je i mirë, kur nuk ka bukë. Duhet t’i ofrosh edhe mundësinë të hajë bukë edhe t’i thuash se Zoti është i mirë.”/LP
You may also like
Archives
Calendar
M | T | W | T | F | S | S |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Leave a Reply