Nëse mbështeteni te GPS-i juaj për udhëzime duhet të falënderoni matematicien Dr. Gladys West. Ajo e filloi punën duke kryer me dorë llogaritjet komplekse. Ishte epoka para kompjuterave. Megjithatë, arritja e saj më e madhe ishte krijimi i një modeli gjeodezik të detajuar të Tokës, i cili u bë themeli për Sistemin Global të Pozicionimit. Edhe pse GPS është i kudondodhur sot, West ka treguar në librin “Hidden Figures” se në atë moment ajo nuk e mendonte impaktin për të ardhmen: “Kur punon çdo ditë, nuk mendon gjatë, ‘Çfarë ndikimi do të ketë kjo në botë?'” shprehej ajo. “Mendon thjesht ta bësh punën siç duhet’.”
West lindi më 27 tetor 1930 në një komunitet rural të Virxhinias.
“Në fillim mendova se duhej të shkoja në qytet. Mendova se kjo do të më nxirrte nga vendi dhe nga fusha”, kujton ajo. “Por më pas, kur shkova në klasat më të larta, kuptova se arsimi ishte gjëja që do më nxirrte jashtë vendit ku jetoja.”
West ishte një nga të paktat gra që studionin matematikë. Ajo dha mësim për disa vite pas diplomimit dhe më pas pranoi një pozicion në Qendrën e Luftës Sisipërfaqesore Detare, në Dahlgren, Virxhinia në vitin 1956.
Në fillim, llogaritjejt matematikore bëheshin në letër: “Ne hynim dhe uleshim në tavolinat tona dhe logjikonim të gjitha hapat që duhen për të zgjidhur problemin matematikor.” Por kur kompjuterët hynë në skenë, puna e saj u bë më e lehtë. West ishte në një studim astronomik në fillim të 1960-ës që tregonte se si lëviz Plutoni në raport me Neptunin. Kreu i departamentit e rekomandoi atë për një rol të ri si menaxhere për projektin e altimetrisë së radarit Seasat, i cili studion satelitin e parë që orbiton Tokën.
Projekti Seasat u bë pika fillestare për modelimin e mëtejshëm satelitor të globit, dhe nga mesi i viteve 1970 deri në vitet 1980, West punoi në programin IBM 7030 “Stretch” me algoritme kompjuterike më të rafinuara. Më pas ajo ishte në gjendje të krijonte një model gjeodezik të saktë të Tokës.
Ky model do të bëhej themeli për sistemin satelitor GPS, i cili përdor gjerësisht. Pasi West doli në pension në vitin 1998, kontributi i saj në GPS u harrua. Ndërroi jetë në muajin janar 2026, në moshën 95 -vjeçare.
