Pse u mbyll Muzeu i Artit të Ndaluar në Barcelonë?

Muzeu i Artit të Ndaluar (Museu de l’Art Prohibit) është muzeu i parë dhe i vetëm në botë dedikuar shfaqjes dhe mbrojtjes së artit të censuruar. Ai u hap në Barcelonë, Spanjë, në tetor të 2023 dhe strehoi mbi 200 vepra të autorëve dhe piktorëve të njohur të ndaluar në vendet e tyre, nga regjime apo organizata të ndryshme.

Muzeu shpejt u bë një nga destinacionet kulturore më unike të Barcelonës, duke bashkuar një gamë të gjerë artistësh, puna e të cilëve kishte provokuar polemika – nga figura historike si Picasso, Goya dhe Warhol, deri te zëra bashkëkohorë që sfiduan normat mbi politikën, fenë dhe shoqërinë.

Megjithatë, nën sipërfaqen e vlerësimeve, filluan të dilnin në pah sfida të reja. Në fillim të vitit 2025, punonjësit e muzeut të nënkontraktuar, të përfaqësuar nga sindikata SUT (Solidaritat i Unitat dels Treballadors), filluan një grevë të gjatë duke kërkuar kushte më të mira pune. Më 27 qershor 2025 Muzeu lajmëroi mbylljen e tij për një kohë të pacaktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *