Çfarë e mban 6 ditë të izoluar në shtëpi aktorin Adrien Brody

Me çdo rol, Adrien Brody sjell gjithmonë karaktere dhe personazhe të paharrueshme. Kjo jo vetëm në sajë të talentit, por edhe punës së lodhur dhe të vazhdueshme, pavarësisht moshës apo arritjeve që ai ka siguruar në jetë. Në një intervistë për “Wall Street Journal” aktori rrëfeu se gjashtë ditë të javës i kalon në izolim për të qëndruar i përqendruar në rolin e tij si aktor.

Në këtë fazë, jeta e aktorit 53-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, zhvillohet si më poshtë: pasi kalon rreth njëmbëdhjetë orë në ditë në teatër, ai qëndron zgjuar deri në orën 2 ose 3 të mëngjesit sepse, siç shpjegon ai, “është e vështirë të çlodhesh”.

Në shfaqjen “Frika e 13-të” që luhet në Broadway, ai luan një personazh të jetës reale, një burrë të dënuar me vdekje, Nick Yarris. Ai kaloi njëzet vjet në burg, duke pritur ekzekutimin, përpara se të lirohej pas një testi ADN-je. Kjo histori tragjike gjen edhe hapësirë për dashuri, pasi Yarris kishte rënë në dashuri me një avokate vullnetare, Jacki (luajtur nga Tessa Thompson ), e cila ishte përpjekur për vite me radhë të pastronte emrin e tij.

Vetë Yarris, në fakt, i shikon shumicën e shfaqjeve nga publiku. Kur Brody e zbuloi për herë të parë, kjo i dha një gëzim të vërtetë: “Nick është dikush që arriti të dalë nga thellësitë e ferrit përmes leximit dhe rrëfimit të historive dhe një dëshire për diçka më të rëndësishme”, komenton ai, duke shtuar se ndihet “mirënjohës që është pjesë e komunitetit të Broadway-t. E gjej emocionuese, në këtë moshë, të bëj zbulime në jetën time që nuk i kisha bërë vërtet derisa guxova ta bëja atë hap .”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *