Drama “Fjord” e regjisorit rumun Cristian Mungiu, e cila flet për polarizimin politik dhe është xhiruar në Norvegji, ka fituar Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë.
Në këtë edicion të 79-të, ku pak filma shkaktuan trazira, filmi “Fjord” gjeti admirim të gjerë për rrëfimin e tij rrëqethës të asaj që Mungiu e quajti “fundamentalizëm i krahut të majtë”. Në të luajnë Sebastian Stan dhe Renate Reinsve si ungjillorë rumunë që shpërngulen në Norvegji, por menjëherë pas kësaj, shërbimet sociale u marrin fëmijët për shkak se i kanë dhunuar.
“Sot shoqëria është e ndarë. Është e radikalizuar”, tha Mungiu. “Ky film është një premtim kundër çdo lloj fundamentalizmi. Është një premtim për këto gjëra që i citojmë shumë shpesh, si trauma, përfshirja dhe empatia. Këto janë fjalë të bukura, por duhet t’i zbatojmë më shpesh.”

Mungiu bëhet vetëm regjisori i 10-të që fiton dy herë Palmën e Artë. Filmi i tij “4 Muaj, 3 Javë dhe 2 Ditë”, një dramë rumune për abortin, fitoi çmimin në vitin 2007.
Çmimet kryesore
Palma e Artë: “Fjord”, Cristian Mungiu
Çmimi i Madh: “Minotaur”, Andrey Zvyagintsev
Çmimi i Jurisë: “The Dreamed Adventure”, Valeska Grisebach
Regjisori më i Mirë: (bshkëpunim) Javier Calva dhe Javier Ambrossi, “The Black Ball”; Pawel Pawlikowski, “Fatherland”
Aktorja më e Mirë: Virginie Efira dhe Tao Okamoto, “All of a Sudden”
Aktori më i Mirë: Valentin Campagne dhe Emmanuel Macchia, “Coward”
Skenari më i Mirë: Emmanuel Marre, “A Man of His Time”
