Aeroporti i parë në botë me temë Pokémon-in hapet këtë verë në Japoni

Kush është nostalgjik i filmit të animuar Pokemon, tashmë ka një mundësi të mirë për të shkuar në “mbretërinë” e tij të vërtetë. Ndodhet në Japoni në Aeroportin Noto Satoyama, i cili operon kryesisht në fluturime vendase. Së shpejti ai do të riemërtohet si ‘Aeroporti Noto Satoyama Pokémon with You’, dhe do të vijë me një temaikë të dashur.

Më 7 korrik do të zbulohet pamja krejt e re e kësaj qendre dhe mund të prisni të gjeni vepra arti të frymëzuara nga Pokémon në të katër katet e ndërtesës, duke filluar me një staturjë të Pikachu-së (e vendosur mbi një aeroplan), dekorimet e mureve me personazhe të ndryshëm nga universi Pokémon etj.

Ideja për të krijuar një aeroport me tematikë lindi pas tërmetit 7.6 magnitudë në gadishullin Noto, i cili vrau qindra njerëz në vitin 2024. Sipas Euronews, duke i injektuar aeroportit ngjyra, argëtim dhe një sasi të madhe nostalgjie, qëllimi është t’u sjellë pak gëzim jetës së fëmijëve të prekur nga katastrofa.

Nuk është vetëm dekori që po merr një ndryshim të stilit Poké, por edhe ushqimi. Nëse keni uri, restoranti An-non do të përgatisë petulla dhe pije me temë Pokémon, dhe madje mund të blini disa mallra Pokémon nga dyqani i dhuratave Serendipity.

Një shërbim autobusi gjatë fundjavave dhe verës do të lëvizë vizitorët rreth qytetit të Kanazawa nga aeroporti. Aeroporti do ta mbajë personazhin Pokémon deri më 30 shtator 2029.

Pokémon (shkurtim për “Përbindëshat e Xhepit”) është një ekskluzivitet mediatik japonez, i cili paraqet një univers ku njerëzit bashkëjetojnë dhe stërvisin krijesa me aftësi të veçanta. Ai përfshin videolojëra, letra shkëmbimi dhe seriale të animuara. Cilësohet si ekskluziviteti mediatik me fitimet më të larta në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *