Së shpejti mund të udhëtoni nëpër disa vende evropiane me një biletë të vetme treni

Edhe nëse nuk jeni adhurues të mëdhenj të trenave, nuk duhet ta privoni veten të paktën një herë në jetë të bëni një udhëtim të tillë. Tashmë kjo gjë bëhet pa shumë shpenzime pasi Komisioni Evropian planifikon ta bëjë udhëtimin ndërkontinental më të lehtë se kurrë.

Propozimi? Një biletë e vetme për të gjithë udhëtimin tuaj, pavarësisht se sa vende kaloni ose me sa operatorë hipni në tren. Paketa e re për pasagjerët jo vetëm që do ta bëjë udhëtimin me tren më të thjeshtë për pasagjerët, por do të rrisë edhe të drejtat e tyre.

“Liria e lëvizjes është një nga arritjet më të mëdha të Evropës”, tha komisioneri për transportin dhe turizmin e qëndrueshëm, Apostolos Tzitzikostas, në një deklaratë. “Sot, po e çojmë një hap më tej duke e bërë udhëtimin në të 27 shtetet anëtare më të thjeshtë, më të zgjuar dhe më miqësor për pasagjerët.”

Duke përdorur ‘mjete digjitale dhe shërbime të integruara të lëvizshmërisë’, udhëtarët nëpër Evropë do të jenë në gjendje të planifikojnë, krahasojnë dhe blejnë udhëtime multimodale dhe të gëzojnë transparencë më të madhe në lidhje me çmimet e biletave, sipas  eEronews.

Pasagjerët do të kenë gjithashtu mbrojtje më të mirë në rast se hasin ndërlikime. Nëse humbet një orar, pasagjerët do të ridrejtohen për në destinacionin e tyre pa pasur nevojë të blejnë një biletë tjetër –  pavarësisht nëse të dy linjat drejtohen nga i njëjti operator apo jo. Po ashtu, do të ofrohet ushqim dhe akomodim nëse një pasagjer mbetet i bllokuar gjatë natës.

Propozimi do të thotë gjithashtu se operatorët duhet t’i bëjnë biletat të disponueshme pesë muaj më parë dhe se të gjitha opsionet e biletave duhet t’u shfaqen klientëve gjatë procesit të rezervimit – duke përfshirë çmimet potencialisht më të lira që ofrohen nga konkurrentët. Edhe pse propozimi duhet ende të shqyrtohet dhe miratohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian, 85 përqind e ligjeve miratohen ose në fund të leximit të parë ose në fillim të të dytit.  

 

View this post on Instagram

 

A post shared by sinc.Europaea (@sinc.europaea)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *