Çfarë duhet të dimë për liqenet rozë

Nëse ju ka rastisur të shihni në foto një liqen ngjyrë rozë dhe keni menduar se është montazh, atëherë po ju themi të kundërtën! Këto foto janë vërteta. Dhe po, ka liqene, ujërat e të cilëve marrin ngjyrën rozë. Janë disa liqene të tilla në botë, që shtrihen në kontinente të ndryshme, si Australi, Afrikë, Evropë apo Amerikë e Jugut.

Edhe pse mund të duket e çuditshme ka një shpjegim shkencor për ngjyrën e tyre. Sipas shkencëtarit të Parkut Viktoria në Australi, Dr. Mark Norman, këto liqene janë shumë të kripura dhe kjo i bën ato habitatin e përsosur për një algë njëqelizore e cila është e aftë të jetojë në mjedise shumë të kripura.

Sipas Norman, kjo algë njëqelizore, Dunaliela salin, i takon një grupi të njohur si ‘ekstremofile’ .
“Ekstremofilet janë një grup interesant organizmash që mbijetojnë vetëm në kushte ekstreme me temperaturë të lartë, shumë thellë nën tokë ose ujë ose, por edhe  në mjedise super të kripura, acidike dhe radioaktive.”

“Algat janë të afta për të mbijetuar në mjedise ku gjallesat e tjera nuk munden.”

Këto mjedise duken më të gjalla në ditët me diell për shkak të prodhimit intensiv të beta-karotenit. “Kur kushtet e motit dhe të ujit janë të mira, algat prodhojnë kartenoide rozë ose të kuqe.”

Liqenet rozë më të njohura në botë

Australi- Parku Kombëtar Murray-Sunset, Laguna Hutt, Liqeni Hillier

Senegal – Liqeni Retba

Bolivi – Laguna Kolorada

Spanjë- Kripërat e Torreviejas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *