Elon Musk ka dyfishuar kritikat ndaj filmit “The Odyssey” të Christopher Nolan nëpërmjet postimeve dhe përgjigjeve të reja në X që tallin idenë për përzgjedhjen e Lupita Nyong’o. Musk doli kundër “The Odyssey” në shkurt mes thashethemeve se Nyong’o do të luante rolin e Helenës së Trojës.
Një profil i ri i revistës “Time” për Nolan, publikuar më 12 maj, konfirmoi se Nyong’o jo vetëm që po luan Helenën e Trojës, e njohur edhe si gruaja më e bukur në mitologjinë greke, por fituesja e çmimit Oscar ka një rol të dytë surprizë si motra e Helenës, Klitemnestra, e cila është e martuar me Agamemnonin.
“Christopher Nolan po urinon mbi varrin e Homerit. Turp”, shkroi fillimisht Elon Musk në përgjigje të një artikulli të “Variety” në lidhje me kritikat e tij ndaj regjisorit të “The Odyssey”.
Në përgjigjen e tij të dytë, në të njëjtin postim, manjati i Afrikës së Jugut shkroi për Nolanin se ai “fyen brutalisht grekët. Turp të ketë”.
Saga nisi me postimet e komentatorit konservator Matt Walsh, i cili shkroi se “askush në botë nuk beson vërtet se Lupita Nyong’o është gruaja më e bukur në botë”. Por Christopher Nolan e di se do të quhej racist nëse do t’ia jepte atë rol një gruaje të bardhë. Nolan është teknikisht i talentuar, por frikacak”, ndërsa Musk që u përgjigj me “është e vërtetë”.
Ai gjithashtu shkroi në X se Nolan “dëshiron çmimet”, prandaj mendon se Nolan po ndryshon racat e personazheve në “The Odyssey”. “The Odyssea” do të shfaqet në kinema më 17 korrik.
