Shkrimtarja dhe ilustratorja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur më së miri për veprën e saj “Persepolis”, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.
“Marjane Satrapi vdiq nga pikëllimi, më pak se një vit pas vdekjes së Mattias Ripa, bashkëshortit dhe dashurisë së jetës së saj”, thuhej në njoftimin e familjarëve.
Satrapi ishte një kritike e regjimit teokratik të Iranit. Ajo emigroi në Francë në vitin 1994, ku do të merrte shtetësinë franceze në vitin 2006. Në vitin 2025, ajo refuzoi titullin e Legjionit të Nderit, duke përmendur “hipokrizinë” e Francës në trajtimin e marrëdhënieve me Iranin.
Libri i saj “Persepolis” tregon historinë e rritjes në Teheran, ku ajo u përball me kufizimet e regjimit islamik që nga viti 1979 e tutje. Prindëri e dërguan të jetonte në Evropë, duke shpresuar për një jetë më të mirë për vajzën e tyre.
Historia përjetuese e librit të Satrapit, botuar në vitin 2000, u transferua në ekranin e madh shtatë vjet më vonë, duke arritur të komunikojë me të gjithë botën dhe duke e bërë punën e saj gjerësisht të njohur. Një film i animuar bardhë e zi me humor, por edhe me kujtesë historike, që është edhe një herë aktuale dhe që mëson pa mundim ngjarjet e Iranit, duke provokuar njëkohësisht emocione të forta.

