5 filma që i përshtaten asaj që po ndodh sot në Shqipëri

Ashtu si fjala edhe imazhi ka fuqinë e tij. Kinemaja ka ditur gjithmonë të frymëzojë, herë duke treguar histori të vërteta e herë duke trilluar ngjarje që godasin fenomene dhe dukuri të ndryshme, të cilat ngrejnë peshë vetitë e njeriut dhe demaskojnë veprimet e pushtetit.

Prej 10 ditësh Shqipëria është përfshirë nga protestat. Nisën prej rrethimit të Zvernecit, një zonë e mbrojtur ku pritet të ndërtohet një resort turistik, vijuan para Kryeministrisë në Tiranë, për t’u përhapur në të gjitha qytetet shqiptare dhe mbarë botën ku jetojnë shqiptarë. Nisën si protesta për mbrojtjen e tokës dhe u zgjeruan në protesta për mbrojtjen e atdheut dhe ndryshimin e sistemit.

Më poshtë, një listë filmash, të cilat tregojnë betejat e shoqërisë, të rinisë, të aktivistëve, kundër korporatave, pushteteve dhe sistemeve autokrate.

1. Chinatown (1974)

Është një film neo-noir, i publikuar nga Paramount Pictures në vitin 1974, shkruar nga Robert Towne dhe me regji nga Roman Polanski. Filmi “Chinatown” tregon historinë e Jake Gittes (Jack Nicholson) i cili mëson rreth një komploti në shkallë të gjerë që përfshin ujin – dhe kush e kontrollon atë – në Los Angeles të viteve 1930. Gjatë rrugës, ai përfshihet me Evelyn (Dunaway), burri dhe babai i së cilës janë pjesë e Departamentit të Ujit dhe Energjisë së qytetit.
Filmi demonstron sesi figurat e elitës manipulojnë fshehurazi burimet publike (ujin) për të zhvlerësuar artificialisht tokën e virgjër në mënyrë që ta blejnë atë me çmim të lirë për zhvillim privat.

2. Erin Brockovich

Është një biografi amerikane e vitit 2000, e drejtuar nga Steven Soderbergh, me skenar të Susannah Grant. Filmi është një dramatizim i historisë së vërtetë të Erin Brockovich, e portretizuar nga Julia Roberts, e cila nisi një padi ligjore kundër Pacific Gas and Electric Company për helmimin e ujërave nëntokësore në Hinkley. “Erin Brockovich” u shfaq premierë në Los Angeles më 14 mars 2000 dhe u publikua në kinema në Shtetet e Bashkuara nga Universal Pictures më 17 mars 2000. Pati një sukses kritik dhe komercial, duke fituar 256.3 milionë dollarë në të gjithë botën.

3. V for Vendetta (2005)

Është një film thriller distopian i vitit 2005, i drejtuar nga James McTeigue. Filmi bazohet në romanin grafik “V for Vendetta” të autorit Alan Moore, David Lloyd dhe Tony ëeare. Në të luajnë aktorët Natalie Portman, Hugo ëeaving, Stephen Rea dhe John Hurt. Në vija të përgjithshme, ngjarja vendoset në një të ardhme ku një regjim totalitar fashist ka nënshtruar Mbretërinë e Bashkuar. Një anarkist i maskuar maskuar përpiqet të ndezë një revolucion duke përdorur për komplotin e tij një grua të re, Evey Hammond (Portman).

Disa grupe politike e kanë parë filmin “V for Vendetta” si një alegori të shtypjes nga qeveria; anarkistët e kanë përdorur atë për të promovuar bindjet e tyre. Filmit i njihet merita për popullarizimin e përdorimit të maskës së Guy Fawkes nga grupet politike dhe aktivistët anti-establishment.

4. NO

Është një film dramë historike e vitit 2012, e drejtuar nga Pablo Larraín. Bazohet në shfaqjen e pabotuar teatrale “El plebiscito” nga Antonio Skármeta. Aktori meksikan Gael García Bernal luan rolin e René-s, një drejtues I njohur reklamash, i cili punonte në Kili në fund të viteve 1980. Filmi përshkruan strategjitë e reklamave të përdorura gjatë fushatave politike për plebishitin kombëtar kilian të vitit 1988, në të cilin qytetarët votuan nëse diktatori Augusto Pinochet duhet të qëndronte në pushtet për tetë vjet të tjera.

5.

5. The square

Është një film dokumentar egjiptiano-amerikan i vitit 2013 nga Jehane Noujaim, i cili përshkruan krizën politike egjiptiane në vitet 2011- 2013. Filmi ndjek nga afër një grup të larmishëm aktivistësh, të cilët luftojnë regjimet, rrëzojnë presidentët dhe përpiqen për të ndërtuar një shoqëri të re të ndërgjegjes. Ngjarjet nisin me kryengritjen e habitshme të vitit 2011, në Sheshin Tahrir, kundër Hosni Mubarakut, sundimin ushtarak që pasoi dhe vitet e trazuara që çuan në vitin 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *